E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nemanja Vidiç pezullohet me dy ndeshje të tjera

Mançester - Nemanja Vidiç do t’i mungojë skuadrës së Mançesterit në dy ndeshjet e radhës për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Liverpulit. Vidiç nuk do të luajë në përballjen e kësaj jave kundër Fulhamit, dhe në përballjen me Aston Vilën pas dy javësh. Mbrojtësi serb u ndëshkua pasi pengoi kapitenin e Liverpulit, Stiven Xherard, gjatë kohës që ky i fundit po nisej ballë për ballë portierit Van der Sar.

Vidiç është mbrojtësi kryesor i skuadrës së Mançesterit, dhe dënimi i tij ka sjellë shumë probleme për Sir Aleks Fergusonin. Tekniku i kampionëve pritet të aktivizojë në vend të tij futbollistin Xhoni Evans.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›