Kriza financiare prek edhe gjigantin “Microsoft”
Kriza financiare prek edhe gjigantin e prodhimeve kompjuterike, Microsoft. Kompania amerikane njofton për herë të parë rënien e shitjeve që prej 23 vjetësh.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti shitja e produkteve të Microsoftit ka rënë me 6 përqind, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa, fitimi është reduktuar me 30 për qind.
Drejtuesit e kompanisë deklarojnë se kjo rënie do të vazhdojë të paktën edhe për një tremujor tjetër.
Në janar Microsofti deklaroi se do të shkurtojë 5 mijë vende pune në 18 muajt e ardhshëm.
Shumicën e të ardhurave Microsofti e siguron nga shitja e sistemit Windows dhe te Software Office.
Njëkohësisht, rivali kryesor i Microsoftit, kompania Apple, njofton se niveli i shitjes së produkteve të saj është rritur, pavarësisht nga kriza.