E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi, reagon Rama

Tiranë -Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka reaguar menjëherë pas miratimit të ngritjes së komisionit hetimor parlamentar në ngarkim të tij. Ai e ka konsideruar të pa ligjshëm një komision në të tillë. “Ky komision është i jashtëligjshëm, ligji ndalon krijimin e një komisioni 4 muaj para zgjedhjeve. Ky nuk është një komision hetimor, ky është një sulm polikit i ulët dhe i organizuar për të kompensuar sipas organizatorëve të tij atë boshllëk mes tyre dhe zgjedhësve dhe për të shmangur atë që ata nuk e shmangin dot, humbjen e sigurtë të Berishës” u shpreh kreu i bashkisë përpara gazetarëve.
Rama i ka vlerësuar si sulme të ulëta të ndërmarra në drejtim të tij.

“Këto janë sulme te ulëta. Kjo është një humbje për ata qe e organizuan, humbje për Berishën dhe shpurën e tij. Ka një shprehje te mençur qe thotë se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjera te dëshpëruara. Dhe ata s’mund ta fshehin dot dëshpërimin duke vene ne skene shfaqje te vjetra. Është nje dëshpërim nga humbja. Është fundi i nje politike 18 vjeçare te keqqeverisjes dhe shenje se 4 vjet te tjera si këto nuk durohen”, ka deklaruar Rama.

Kuvendi miratoi një ditë më parë, vetëm me votat e maxhorancës projektvendimin "Për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›