E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke kercenon rajonin

Kriza greke ka prekur rëndë edhe ekonominë shqiptare.Rreziku i saj vazhdon të mbetet evident dhe kërcënon ekonomite e gjithë rajonit.

Ky eshte konkluzioni i një debati të hapur politik të organizuar në Athine nen kujdesin e federates se shoqatave shqiptare ne Greqi.I pranishem ne kete debat ishte edhe ekonomisti Anastas Angjeli. Sipas tij kriza greke ka prekur edhe ekonomine shqiptare,pasi ne kete vend jetojne mijera shqiptare emigrante. Angjeli i referohet renies drastike te remitancave qe hyjne nga emigrantet ne vendin tone,vellimi i te cilave ka rene ndjeshem gjate ketyre viteve te fundit.Ai thote se tashme eshte e nevojshme nje strategji kombetare per perballimin e pasojave te krizes dhe perballjes se ekonomise ne menyre efektive me pasojat e saj. sipas tij, menjehere pas zgjedhjeve te 23 qershorit,qeveria qe do te dale nga to,duhet te kete gati nje reforme ekonomike me objektiva te qarta per kapercimin e krizes. "Besoj se thelbi nuk ishte të diskutonim krizën greke, sesa pasojat e saj në ekonominë shqiptare. U dhanë mendime shumë të vlefshme për situatën e krijuar dhe ndikimin në marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare në tregun bankar dhe në tregun e punës në Shqipëri", tha Angjeli.   Takimi u pershendet edhe prej politikanteve  greke,deputete te se ciles ishin te pranishem ne salle.  Ne vazhdim,u prezantua edhe libri i profesor Anastas Angjelit "Nen ethet e krizes".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›