Teatri social i nje grupi te rinjsh

Skena e Teatrit Kombëtar nuk është mësuar zhveshur dhe trupin e aktorit e ka të vështirë ta shohë në lëvizje pa fjalën dhe objekte mbështetëse.
Grupi i aktorëve dhe balerinëve që është mbledhur nga Enton Kaca pranë Kompanisë “Teatri i Ri i Tiranës” përgatitet për premierën në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar që me sa duket vetëm skenën po u jep hua.
Mbi temën e emigracionit shqiptar dhe shumë pikëpyetjeve që ai bart e që në thelb kanë të bëjnë me raportet e periferisë me qendrën si nocione kulturore dhe ekonomike, me raportet e iluzionit dhe zhgënjimit, grupi i vogël po punon për një performancë sipas një procesi që (fillon nga zero)…
“Skica për dramë, konflikt dhe personazhe” është një pjesë ku Kaca, siç pretendon ai, procedon me mjetet e teatrit postmodern mbi një tekst postdramatik ku pastishi bën integrimin logjik të referencave të ndryshme të teksteve në vargje, prozë, të mediumeve alternative si filmi dhe videoarti, të tingullit eklektik ku mund të rrinë bashkë kënga popullore shqiptare me muzikën e Nikolas Jaar, dhe si lëvizje pantomima dhe dans teatri me kontributin e balerinëve dhe aktorëve të rinj.
Premierë e 2 majit me 3 javë shfaqje në Teatrin Kombëtar, pjesa e Enton Kacës është një kërkim hibrid burimesh nga tekstet poetike të realizmit socialist të Fatos Arapit te kronikat e të mbijetuarve të tragjedisë së Katërit të Radës në librin “Vdekje në Mesdhe” i gazetarit italian Alessandro Leogrande.