E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza institucionale para doreheqjes se Sejdiut

Prishtine 22 tetor DW- Perfaqesues politike te bashkesive etnike te tjera vec shqiptareve dhe serbeve percjellin me kujdes skenen politike kosovare. Disa e mbeshtesin qeverine te tjere thone se kriza ka filluar zbulimin e aferave korruptive

Boshnjaket turqit dhe romet mendojne se kjo eshte ceshtje ndermjet shqiptareve por qe mund te kercenoje edhe interesat e tyre.

Ata jane ne koalicion me Partine Demokratike te Kosoves PDK te kryeministrit Hashim Thaci dhe ne kete qeveri kane ministra zevendesministra dhe keshilltare. Perpara jane zgjedhjet regjistrimi i popullsise dhe shume ceshtje te tjera te pazgjidhura dhe shume te rendesishme per bashkesite e tyre.

Sadik Idrizi nga koalicioni boshnjak Vakat thote se ata te gjithe do ta perkrahin kete qeveri.

Qeverine e presin aktivitete te rendesishme deri ne fund te vitit. Qeveria duhet te miratoje edhe disa ligje me te cilat detyrohet para Komisionit Evropian duhet te miratoje buxhetin deri ne fund te vititcdo gje tjeter do te nxiste krizen.

Megjithate keshtu nuk mendon bashkepunetori i tij dr. Numan Balic i cili thote se e ka pritur kete kaos.

Ne fakt kriza ka filluar pas aferave korruptive dhe pas hetimeve qe EULEKS-i ka ndermarre ne lidhje me qeverine e Kosoves ministrine e Transportit bastisjet qe kane ndodhurKjo ne fakt eshte dashur te ndodh atehere. Dhe kete e dine mire edhe kreret e shtetit ne Kosove edhe perfaqesues te organizatave nderkombetare te cilet ne nje mase te mire jane pergjegjes per ngecjen e saj dhe per nxitjen e krizes. Kjo eshte evidente dhe e pakapercyeshme vlereson Balic.

Ne Kosove nuk ekziston nje opozite e forte

Nje qendrim te tille ka edhe Orhan Lopar nenkryetar i komunes se Prizrenit dhe anetar i bordit te Partise Demokratike Turke.

Kjo qe ka bere Lidhja Demokratike e Kosoves e Fatmir Sejdiut ka qene e ditur. Zgjedhjet vijne dhe njerezit duhet te grumbullojne pike. Por une kam qene kunder koalicionit PDK dhe LDK. Ne fakt duhet te kete nje opozite te forte ne Kosove. Opozita e forte e ben pushtetin e mire thote Lopar.

Haxhi Zulfi Merxha kryetar i Partise Rome fajeson ish presidentin Sejdiu se ka bere me vetedije shkeljen e Kushtetutes se Kosoves dhe ka sjelle vendin deri ne kete gjendje.

Por ngjarjet e fundit ne Kosove nuk kane ndikuar tek romet absolutisht. Tek ne lideret ka ndryshime sepse ne merremi me politike dhe e dime cka eshte kjo. Perndryshe romet e mi nuk jane aq te afte dhe te arsimuar sa ta dine se cfare sjell kjo dhe perse ka ndodhur perfundon Merxha.

Deutsche Welle

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›