Thaci pajtohet per dialog me Serbine para zgjedhjeve
TIRANE-Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka rene dakort qe dialogu mes Kosoves dhe Serbise te nise para zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove. Burime nga e perditshmja Koha Ditore kane bere te ditur se nje oferte nga zyra e lehtesuesit te ketyre bisedimeve Robert Cooper ka bindur edhe Qeverine e Kosoves qe dialogu te filloje para se te mbahen zgjedhjet nacionale. Nderkaq Serbia ka kohe qe ka shprehur qendrimin e saj se eshte per nisje te dialogut sa me shpejt qe te jete e mundur.
Oferta te cilen Cooper e ka dorezuar personalisht dite me pare ne Prishtine dhe Beograd eshte qe perfaqesues nga te dyja vendet te kene nje takim te perbashket ku do te flasin per ceshtjen e te pagjeturve. Ne takim sic kane shpjeguar burimet Brukseli nuk ka kerkuar qe te marrin pjese lideret por gjithsesi ka kerkuar qe delegacioneve nga te dyja vendet tu prijne nje zyrtar i afert me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci dhe nje zyrtar i afert me presidentin e Serbise Boris Tadiq.
Takimi duhet te ndodhe brenda javesh kane thene zyrtare evropiane.
Perderisa Brukseli tashme e di emrin e zyrtarit qe do ta kryesoje delegacionin nga Serbia kryesuesi i delegacionit kosovar ende nuk eshte zgjedhur nga kryeministri Hashim Thaci.
Burimet e gazetes kane thene se kryeministri Thaci planifikon qe ne kuader te delegacionit kosovar te dergoje ne takim tere komisionin qeveritar per persona te zhdukur nderkaq ende po mendon per zyrtarin e afert te tij qe Brukseli ia ka kerkuar si kryesues delegacioni.
Nje zyrtar i larte qeveritar i ka thene Kohes Ditore ne kushte anonimiteti se Thaci nuk eshte i interesuar qe kryesuesi i delegacionit te kete profil politik edhe pse ka mundesi qe te jete ndonjeri nga keshilltaret e tij.
Presidenti i Serbise Boris Tadiq ne anen tjeter e ka zgjidhur dilemen me kryesuesin e delegacionit qe do te dergoje ne kete dialog. Presidenti serb do ta zyrtarizoje shume shpejt si kryesues te ekipit serb keshilltarin e tij Jovan Ratkoviq i cili eshte nje emer jo fort i njohur per opinionin kosovar. Ai eshte keshilltar i Tadicit per marredhenie me Bashkimin Evropian dhe NATO-n ndersa ne Serbi njihet edhe si nje prej themeluesve te levizjes Otpor Rezistenca e cila pati ndihmuar ne rrezimin e Slobodan Miloshevicit ne vitin 2000.
Nisjen e shpejte te dialogut ndermjet Serbise dhe Kosoves e ka konfirmuar nje dite me pare edhe zevendeskryeministri Hajredin Kuci.
Doreheqja e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe futja e vendit ne krize institucionale pati bere qe Qeveria e Kosoves te kundershtonte mundesine e nisjes se bisedimeve para zgjedhjeve.
d.b/BalkanWeb