Kriza, investimet bien në nivelin e vitit 2000
Faktin që ekonomia shqiptare është në një rënie të thellë, e tregojnë të dhënat për investimet.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar investimet totale në ekonominë shqiptare të kryera nga privatët dhe Qeveria zbritën në 24 për qind e prodhimit kombëtar.
Kjo është norma më e ulët që nga viti 2000, ku investimet janë luhatur nga 28 deri në 30 për qind e prodhimit kombëtar. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se pjesa më e madhe e kësaj rënie vjen nga investimet e qeverisë, të cilat nga 10 për qind e prodhimit kombëtar në 2008-n, vitin e kaluar u tkurrën në 4.5 për qind, raporton TCH.
Përkeqësimi i treguesve të buxhetit dhe rritja e borxhit i ka ngushtuar fort hapsirat për investime publike në ekonomi. Madje në pesë muajt e parë të këtij viti, Qeveria nuk po financon dot nga paratë e veta as shpenzimet korrente për mbajtjen e administratës në këmbë. Por nuk është vetëm Qeveria ajo që po i tkurr investimet./b.l