E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë me probleme shtohen me 225 milion dollarë

bankaKreditimi në Shqipëri vazhdon që të jetë problematik. Sipas të dhënave të fundit, kreditë për muajin prill, në krahësim me marsin, kanë pësuar rënie. Shkak për këtë janë edhe kreditë e këqija. Sekretari i PS-së, Ilir Beqja, shprehet se vetëm në një vit, kreditë më probleme janë shtuar me 225 milion dollarë, duke e çuar në total këtë shifër në 1.4 miliard dollarë.

Të dhënat e shoqatës së bankave tregtare për prill 2013, tregojnë se kreditimi vijon të jetë i shtrënguar në Shqipëri.

Kundrejt marsit 2013, kredia ka rënë me 0,3 %, ndërsa kundrejt prillit 2012 është rritur me vetem 1,7 %. Edhe kjo rritje në letër është efekt i kursit të këmbimit.

Bie ne sy se kundrejt prillit 2012, jane rritur me 12 % depozitat e korporatave, tregues ky që sipërmarrjet nuk investojnë, por kursejnë.

Cilësia e portofolit të kredive vijon të përkeqësohet.

Në prill 2013 kreditë me probleme janë 24,2 % të protofolit. Në mars 2013 ishin 23,7 %, ndërsa në prill 2012 kanë qenë 20,6 %.

Vlera nominale e kredive me probleme ka arritur rreth 1,4 miliard USD, duke u shtuar me 225 milionë USD në 12 muajt prill 2012 – prill 2013, shprehet Beqja./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›