Kriza irlandeze euro vazhdon dishezen
Euro ka rene serish per shkak te frikes se kriza qe ka perfshire Irlanden mund te perhapet ne ekonomite e tjera evropiane duke bllokuar tregjet monetare.
Euro ka rene me nje cent kundrejt dollarit ne oret e para te dites se sotme duke vajtur ne 1.2365 dollare.
Ndersa gjate kesaj jave monedha e perbashket europiane ra me 3 per qind kundrejt asaj amerikane.
Nderkohe Parlamenti portugez do te votoje me vone nje sere masash anti-krize qe kapin vleren e disa miliarde eurove.
Shume analiste mendojne se Portugalia do te jete vendi tjeter qe do te dale ne vijen e pare per te kerkuar ndihme financiare.
Madje disa media shkruajne se disa vende te eurozones dhe vete BERZH po bejne presion ndaj Lisbones qe te kerkoje asistence financiare.
Gjithesesi qeveria portugeze nga ana e saj i mohon keto zera duke i cilesuar si teresisht te rreme.