Spanja e Portugalia Nuk na duhet ndihme
Perjashtoj cdo mundesi qe Spanja te kete nevoje per ndihme. Keshtu ka deklaruar kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero duke pergenjeshtruar lajmet e publikuara ne media se Spanja po behet gati ti kerkoje BE-se ndihme financiare.
Ne nje interviste per nje radio lokale Zapatero eshte shprehur se ata qe kerkojne nje renie te Spanjes gabojne dhe po shkojne kunder interesave te tyre.
Kryeministri ka shtuar se qeveria e Madridit nuk ka ne plan rritje te metejshme te taksave dhe as shkurtime te tjera ne administraten publike.
Nderkohe edhe qeveria e Portugalise ka mohuar zerat se ndodhet nen presionin e BE-se dhe BQE-se per te kerkuar ndihme financiare.
Pergenjeshtrimi eshte bere nga vete kryeministri Socrates pas lajmeve te publikuara ne edicionin gjerman te Financial Times.