Kriza në Egjipt, presidenti Morsi refuzon ultimatumin e ushtrisë për largim
Egjipt- Presidenti egjiptian Mohamed Morsi ka refuzuar ultimatumin 48-orësh të ushtrisë për të zgjidhur krizën vdekjeprurës të vendit, duke thënë se ajo vetëm do të mbjellë konfuzion.
Presidenti Morsi insiston se ai do të vazhdojë me planet e tij për pajtimin kombëtar, e citoi një deklaratë presidenciale të martën herët.
Ushtria ka paralajmëruar se do të ndërhyjë nëse qeveria dhe kundërshtarët e saj dështojnë të marrin parasysh “vullnetin e popullit”.
Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve të Egjiptit, Mena njoftoi të martën herët se Ministri i Jashtëm Mohamed Kamel Amr kishte paraqitur dorëheqjen e tij. Nëse pranohet, ai do të bashkohet me të paktën pesë ministra të tjerë të cilët tashmë kanë dhanë dorëheqjen gjatë krizës politike.
Të dielën, miliona persona u mblodhën në mbarë vendin, duke i bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqjen.
Ushtria egjiptiane ka qenë edhe hero edhe zuzar për njerëzit e përfshirë në rrëzimin e presidentit Mubarak në vitin 2011.
Hero, para së gjithash, kur ata kaluan në mes të protestuesve dhe zbatuesve të regjimit të Mubarakut. Por më vonë ata u kritikuan gjerësisht për mbajtjen e pushtetit për një kohë të gjatë.
Realiteti është se ata kurrë nuk kanë hequr dorë rolin e tyre vendimtar prapa skenave, i cili përfshin pushtet të madh ekonomik.
Kundërshtarët e presidentit Morsi e akuzojnë atë për vënien e interesave të vëllazërisë përpara vendit si një i tërë.
Ai u bë presidenti i parë i Egjiptit islamik më 30 qershor 2012, pas fitores në zgjedhjet që konsiderohen si të lira dhe të ndershme pas revolucionit të 2011-ës që përmbysi Hosni Mubarak-un.
Presidenti amerikan Barak Obama -aktualisht në një turne në Afrikë- e inkurajoi zotin Morsi atë për t’iu përgjigjur shqetësimeve të protestuesve.
Z. Obama “theksoi se kriza aktuale mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet një procesi politik”,- tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Në një njoftim të lexuar në televizionin egjiptian, Gjenerali Abdel Fatah al-Sisi, ministër i Mbrojtjes dhe shefi i forcave të armatosura, i përshkroi protestat si një shprehje “të paparë” të vullnetit popullor.
Nëse kërkesat e njerëzve nuk janë përmbushur, tha ai, ushtria do të duhet të marrë përgjegjësinë për një plan për të ardhmen. Festimet e zhurmshme shpërthyen në Kajro, teksa protestues e interpretuan ultimatumin e ushtrisë si drejtshkrimi i fundin i sundimit të Morsi.
Dorina Bilbili/IDEA/