Treni tërheq zvarrë 50 m makinën në Laprakë, plagoset rëndë shoferi
Tiranë- Treni ka përplasur një manikë paraditën e së hënës në zonën e shinave prapa Spitalit Ushtarak në Tiranë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Laprakës dhe mjeti tip Benz me targë TR 2541 T është tërhequr zvarrë 50 metra nga treni në ecje e sipër në drejtim të qytetit të Durrësit.
Nga përplasja drejtuesi i mjeti është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Sakaq mjeti është dëmtuar pothuajse tërësisht.
Policia e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dyshon se shkak është bërë fikja e mjetit mbi shina. Sakaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.