E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Greqi, KE-ja kërkon heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Greqi- Komisioni Evropian i ka kërkuar Greqisë plotësimin e një tjetër kushti në mënyrë që ajo të marrë këstin e radhës prej 14.8 miliardë eurosh.

Nëpërmjet një raporti për përparimin e reformave ekonomike KE-ja kërkon që të hiqet shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe të krijohet një ushtri profesionale.

Në sajë të kësaj kërkese kërkohet që shpenzimet në ushtri të ulen me 62%, ndërsa pagat dhe pensionet për Forcat e Armatosura me 40%. Dhe kjo sipas ndërkombëtarëve mund të realizohet vetëm nëse hiqet ligji për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Kjo gjë është kundërshuar nga disa parti politike, pasi ushtria greke do të jetë vetëm 30 mijë persona dhe sipas tyre në këtë mënyrë Ushtria do të komandohet nga BE-ja.

Ndonëse vendi është në një krizë të thellë ekonomike shpenzimet për armë luftarake kanë qenë tepër të shumta, pasi vetëmë vitin 2009 këto shpenzime kanë qenë sa 3.9% e Produktit të Brendshëm Bruto. Pas krizës këto shpenzime ranë në 2.7%, por Greqia është vendi i parë në BE që kryen kaq shumë shpenzime për ushtrinë.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›