E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimi i rrugës në Bulqizë, rrezikohen banesat nga rrëshqitjet e dherave

Bulqizë- Si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut rëna gjatë këtyre ditëve, por edhe nga ndërtimi i rrugës ‘Ura e Çerenecit-Librazhd’ po rrezikohen të shembën disa shtëpive në fshatin Çernec të Bulqizës.

Sipas banorëve firma ndërtuese nuk ka ndërtuar mure anësore për të parandaluar rrëshqitjen e dherave dhe kjo po rrezikon të paktën 7 familje.

Ata kanë thënë se para ndërtimit të rrugës nuk ka pasur asnjë lloj problemi, ndërsa me fillimin e punimeve rrëshqitjet e dherave janë të përditëshëm. Për këtë banorët i kanë kërkuar firmës ndërtuese të marrë masa pasi në të kundërt do të ndalojnë me forcë punimet.

Situata bëhet akoma më problematike, pasi për shkak të rreshjeve të borës në këtë zonë firma i ka ndërprerë punimet dhe nuk ka asnjë autoritet që të merret me këtë problem.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›