E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Greqi, çdo muaj 5 500 të papunë në industri

ATHINE- Në humbjen e mijëra vendeve të pune konvertohet kriza që po përjeton sektori i industrisë përpunuese. Sipas të dhënave më të fundit, humbja e vendeve të punës në këtë sektor është e barasvlershme me mbylljen çdo 24 orë të një fabrike me 181 punonjës.

Siç rezulton nga të dhënat e Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT), nga tremujori i dytë i 2008, deri në të njëjtin tremujor të 2011, (domethënë që nga fillimi i krizës financiare që u pasua nga kriza buxhetore), numri i punonjësve në industrinë përpunuese u reduktua nga 538 784 në 416 989 vetë. Vendet e punës që u humbën ishin thuajse 121 800, duke shënuar një ulje prej 22.6%.

Në tremujorin e dytë të 2011, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2010, punonjësit në industrinë përpunuese u reduktuan në masën 13,7%. Nga 483 145, në 416 989. Kështu, brenda një viti u humbën 66.156 vende pune. Thënë ndryshe, mesatarisht 5 500 vende pune në muaj ose 181 në ditë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›