Kriza ne Qipro reflektohet ne tregjet europiane
Tregjet europiane janë hapur sot me humbje, duke reflektuar krizën financiare në Qipro, e cila kërcënon një përshkallëzim të krizës në Eurozonë.
Bursa e Londrës ra me 1% më ulët, e po ashtu ajo franceze e italiane. Kriza ka pasur ndikim edhe tek euro. Monedha europiane paundi po ashtu dhe dollari kanë pësuar rënie me 1%.
Më herët indeksi Nikkei në Japoni ra me 2.7%, ndërsa Hang Seng i Hong Kongut dhe Asx 200 e Australisë ra me 2%.
Aksionet bankare janë goditur më rëndë, ku Unicredit e Italisë ka rënë me 5%, Intesa Sanpaolo është poshtë 4%. Banko Popolare, që njoftoi për një humbje vjetore më shumë se sa ishte parashikuar të premten, ka pësuar rënie poshtë 5%.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se propozimi që detyron depozituesit qipriotë të ndihmojnë në financimin e paketës së ndihmës për këtë vend “është i padrejtë, joprofesional dhe i rrezikshëm”.
Zëdhënësi presidencial, Dmitry Peskov, ka thënë se Putin i ka bërë këto komente në një takim të posaçëm, ku është diskutuar situata në Qipron e goditur nga borxhet.
Sipas agjencisë së vlerësimit Moody’s, bankat dhe kompanitë ruse kanë pasur më shumë se 30 miliardë dollarë në bankat e Qipros në fund të vitit të kaluar.