Ardjan Prrenjasi i favorizuar nga drejtesia apo neglizhenca e radhes

Ashtu si në shumë raste të tjera të ndodhura në kohë të ndryshme në Shqipëri, edhe këtë radhë institucionet shtetërore kujtohen pasi ndodh një krim i rënd.
Ardjan Prrenjasi edhe pse i proceduar dhe dënuar që nga vitit 1989 për abuzim seksual me të mitur, vazhdonte të sillej rrugëve të Tiranë, në kërkim të prehës së radhës.
Por, si është trajtuar nga policia dhe drejtësia ky person ndër vite. Ai rezulton se me mbarimin e detyrimit ushtarak, në vitin 1989 është arrestuar nga drejtësia e kohës duke e dënuar për ngacmim seksual. Pas disa viteve burg, ai lirohet përsëri dhe vazhdon jetën në Greqi. Atje, sipas të dhënave të policisë, ai është dënuar dhe ka vuajtur 4 vite burg, përsëri për akuzën e “ngacmimit seksual ndaj të imiturve”. Por, me mbarimin e dënimit Prrenjasi është kthyer në Shqipëri për të vazhduar jetën, ku edhe është martuar.
Vetëm pak vite ka zgjatur martesa e parë, pasi bashkëshortja është divorcuar meqenëse në vitin 2004 është arrestuar nga policia dhe më pas dënuar me gjobë nga Gjykata e Elbasanit për ngacmimin seksual të të nipit.
Ky veprim, nuk u ndëshkua siç e meritonte nga ligji dhe të vetmit që e dënuan, ishte bashkëshortja që u divorcau dhe familja që e dëboj.
Vetëm 4 vite më pas, konkretisht në prill të 2008 Prrenjasi arrestohet nga policia dhe më pas lihet I lirë nga prokuroria, edhe pse në ngarkim të tij u ngrit akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një të miturit. Të cilin kishte arritur ta mashtronte duke future brenda në shtëpi. Por, ulurimat e fëmijës dhe shokëve të tij, që po luanin pranë derës së shtëpisë së Prrenjasit, ky I fundit e ka liruar. Për këtë veprim, prokuroria e la të lirë dhe më pas gjykata e dënoi vetëm me 60 mijë lekë gjobë në nëntor të 2008. Ky vendim nuk u ankimua kurr nga prokuroria. Çka fiks 4 vite më pas, Prrenjasi goditi sërish, duke mashtruar, mbytur dhe zhdukur trupin e 10 vjeçarit Çela, me të cilin nuk kishte arritur të abuzonte. Por, edhe pas këtyre precedenteve, policia dhe prokuroria e lanë të lirë këtë mostër, duke mos marr asnjë masë për izolimin e tij apo vëzhgimin nga policia.
Kjo ndodhi deri më 17 mars, kur edhe u arrestua nga policia, por që ende mbetën mister fëmijët me të cilët ka abuzuar.
Ndërsa për gjykatën dhe prokurorin, Ministria e Drejtësisë tashmë ka nisur hetimet, për të verifikuar pse Ardijan Prrenjasi u dënua me gjobë edhe pse kishte abuzuar me një të mitur.