Kriza në eurozonë, Lagarde këshillon qeveritarët: Të jenë të vëmendshëm
Kryetarja e FMN-së apel SHBA-së që të reduktojnë shpenzimet e qeverisë
Liderët botërorë kanë shmangur kolapsin ekonomik në shumë pjesë të globit, por duhet që ata të vazhdojnë me politikat që do të zhduknin pasigurinë për krizën financiare.
“Është e rëndësishme që të vazhdojmë me politikat dhe reformat për të zhdukur pasigurinë.
Lagarde u ka kërkuar politikanëve që të mos kënaqen me faktin se ka një përmirësim të lehtë pas krizës së rëndë financiare. Ajo tha se Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ende politikën e lehtë monetare dhe të përpiqet të ulë shpenzimet e huadhënies për të ndihmuar në këtë mënyrë ekonominë në zonën euro.
Vazhdimi me lehtësimin e shpenzimeve të kredive si dhe me politikat monetare do të ishte gjëja e duhur për tu bërë në mënyrë që të përballohen kërkesat.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të reduktojnë shpenzimet e qeverisë për të evituar krizën ekonomike.
...