E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama bëri “kurban” bashkëshorten dhe serviri mashtrimin e radhës se vilën po e ndërton me paratë e librit!

18-01-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike ftoi sot kreun e PS që të bëjë publike të gjitha faturat e pallatit dhe firmën që e ka ndërtuar atë për bashkëshorten e tij. Duke iu referuar intervistës së dhënë nga bashkëshortja e tij, një ditë më parë, PD insistoi në faktin së në fjalën e saj Linda Rama nuk iu përgjigj kërkesës kryesore që lidhet pikërisht me pallatin, lejen për të cilin e dha vetë Rama në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. “Partia Demokratike sheh vërtetë keqardhje për faktin se z. Rama në një akt burracaku bëri mbrëmë kurbanin e radhës, gruan e tij të cilën e nxori  për ta mbrojtur, ndërkohë që të gjithë e dinë se dy lejet e pallatit pajë të ndërtuar në lulishten mes  pallateve janë firmosur jo nga Linda por nga Edi Rama. Në të vërtetë znj. Basha mbrëmë ishte konfuze dhe e emocionuar sa që herë - herë të ndillte edhe keqardhje, kështu ajo ndoshta nga hutia harroi të sqarojë origjinën e 100 milion lekëve të kredisë pa interes, madje duket se kishte harruar edhe numrin e kateve të pallatit, pajë 5 katësh”, thuhej në deklaratën për shtyp të ardhur nga selia blu. 

Por njëkohësisht, PD u ndal dhe në një tjetër moment të intervistës së saj. 

“Sipas bashkëshortes suaj vilën e re luksoze në një prej zonave më të kushtueshme të periferisë së Tiranës, po e ndërtoni me të ardhurat nga shitja e librit tuaj. Ndaj, ne po ua drejtojmë sërish këtë pyetje që shqiptarët të mësojnë se si mund të ndërtohet një vilë nga shitja e një libri. Me përgjigjet e këtyre pyetjeve, do t’i bënit një shërbim të madh publikut shqiptar, sidomos shtresës së mesme, tiranasve të vjetër, pensionistëve dhe shkrimtarëve, që në një të ardhme të shkurtër të bëjnë edhe ata këtë jetë që po bëni ju sot”, deklaroi PD.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›