E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, Lohan: Duhet zgjidhur, rrezikon integrimin

Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan ka deklaruar se integrimet europiane janë bazë për marrëveshjen Berisha-Rama. Në një intervistë për Deutsche Welle kreu i delegacionit të KE-së është shprehur se Bashkimi Europian ka mirëpritur faktin që Presidenti ka thirrur një tryezë të rrumbullakët, të nisur të shtunën e kaluar, më 13 shkurt dhe që vazhdoi dje.
Ai shtoi gjithashtu se është shumë e qartë që nëse Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të mos funksionojë si duhet edhe për një periudhë tjetër kohore, atëherë Shqipëria ndodhet përballë një rreziku të madh që Komisioni të mos ketë mundësi të rekomandojë hapjen e negociatave për pranimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prandaj sipas tij është e rëndësishme që për hirë të interesit të integrimit europian të Shqipërisë, drejtuesit politikë të Shqipërisë të mos lenë të kalojë rastin e tryezës së rrumbullakët presidenciale për të hedhur hapa konkretë drejt gjetjes së një zgjidhjeje.
"BE-ja i konsideron të dyja raundet e bisedimeve të deritanishme si fillim të një procesi. Mendoj se nuk ka asnjë arsye për ta duartrokitur apo lavdëruar ndonjë hap të veçantë në këtë proces. Dialogu politik mes palëve nuk është si në një lojë tenisi ku çdo set komentohet nga dikush. Besoj se ky proces do të çojë në një zgjidhje të suksesshme brenda kohës së duhur" theksoi Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›