E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Përfunduan projektet e tre akseve

Kryeministri Berisha duke e cilësuar infrastrukturën rrugore si një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë shqiptare theksoi në mbledhjen e sotme të qeverisë se kanë përfunduar projektet e tre akseve më të mëdha rrugore.
"Kam kënaqësinë t'ju informoj se tre projektet e akseve të mëdha rrugore të cilat do të bëjnë të mundur që shqiptarët nga Saranda, Konsipoli, Gjirokastra, Peshkopia dhe Bulqiza, të vijnë në Tiranë për një kohë prej 50-70 përqind më të shkurtër përfundoi".
Gjithashtu Berisha theksoi se ka përfunduar edhe projekti me dy tunele i autostradës Tiranë-Elbasan e cila bën që kjo distancë të përshkohet në 20-25 minuta. Sipas tij projekti i kësaj autostrade është bërë nga një kompani serioze italiane dhe pritet që brenda vitit të fillojë nga puna.
Ndërkohë Berisha urdhëroi se pas vlerësimit nga këshilli teknik i projekteve të hapen tenderat që sipas tij ëndrrat e shqiptarëve të shndërrohen në realitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›