Kriza politike: Përfundon takimi midis Ramës dhe Steinberg

Përfundon takimi midis kreut të PS-së Edi Rama dhe Nënsekretarit amerikan të shtetit James Steinberg, i cili ka nisur sot takimet në Tiranë me autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit, për të diskutuar rreth krizës politike të rënduar edhe më shumë pas ngjarjeve të 21 janarit.
Takimi ështe mbajtur në rezidencën e Ambasades Amerikane.
Ende nuk dihet tema e bisedës ndërsa kreu opozitar ka qëndruar për 60 minuta me zyrtarin amerikan.