Nikolli: Berisha, përgjegjësi i 21 janarit

Kryetarja e njësisë Bashkiake numër 1 në Tiranë, Lindita Nikolli akuzoi sërish kryeministrin Sali Berisha, kjo dhe pas seacës plenare të mbajtur ditën e djeshme.
Për të, kryeministri është i vetmi i cili tallet me jetet e qytetarëve e ndërsa qëndron pas vrasjes së 4 qytetarëve në 21 janar. Nikolli deklaroi se përjegjësi i vetëm është Berisha, i cili jep urdhëra për të qëndruar në një pushtet të korruptuar.
“Saliu veshi me të zezën e mortjes dhe tani po i vret për së dyti. A ka turp më të madh se të shohësh në krye një burr në moshë pensioni dhe të dëgjosh kryeministrin për mrekullinë ekonomike, kur ne gratë rropatemi për të siguruar nevojat bazë. Ku është vallë Sali Berisha, respekti për gratë të cilat janë veshur me të zeza, apo mos valle tek sharjet e ngërdheshjet që i bën si i marrë në Kuvend” tha Nikolli nga selia roze.