Kriza politike Topi pret Uithers në Presidencë

TIRANE-Situata politike dhe cështjet e gjyqësorit shqiptar kanë qënë në vëmendjen e bisedës që kanë kryer sot paradite Presidenti Bamir Topi me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon L. Uithers II.
Sic njofton zyra për shtyp e Presidentit, mësohet se kreu i shtetit Topi pati sot një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. “Biseda mes Kreut të shtetit shqiptar dhe përfaqësuesit diplomatik të aleatit më të madh dhe partnerit më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë u përqendrua në situatën aktuale politike në vend dhe çështjeve të gjyqësorit shqiptar për sa u përket zhvillimeve më të fundit në këtë specter”, citon njoftimi për shtyp nga Presidenca.
Ky nuk është takimi i parë mes Uithers e Topit. Që në përkeqësimin e stiuatës politike në Shqipëri, Uithers dhe Topi kanë kryer disa takime kokë me kokë, disa herë dhe në prani të ambasadorit spanjoll, vendi I të cilit mban aktualisht Presidencën e BE.