E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia rrethonshtëpinë e deputetitDashamir Peza

TIRANE-Forca të shumta policie rrethuan sot për një orë banesën në Pezë, pak kilometra larg Tiranës ku banon aktualisht kryetari i PS, Edi Rama. Banesa në emër të deputetit socialist Dashamir Peza, nga ku prej kohësh përdoret per banim nga Rama është rrethuar rreth orës 10:00 nga tre furgona policie, mes të cilëve ndodhej dhe oficeri i policisë, Krenar Ahmeti.
I pyetur nga TVNews24, deputeti Peza theksoi se policët vetëm kanë paraqitur një vendim qeverie dhe asnjë shkresë si mandate policie etj. Sipas tij, synim është sekuestrimi i banesës, me një vendim qeverie për llogari të Institutit të Monumenteve të Kultures.
Peza ka sqaruar se një punonjës i Institutit të Monumenteve të Kulturës shoqërohet nga forca të shumta policore.

"Punonjësi ka ardhur me një vendim qeverie pa asnjë dokumentacion ligjor. Nuk kam marrë asnjë njoftim më parë, ndërkohë që ata nuk pranojnë të japin shkresë ku të më kërkojnë dorëzimin e shtëpisë"- thotë Peza per TVNews24.
Sipas deputetit socialist, se banesa e tij është ndërtuar nga e para në vitin 2001 ne tokën, pronë e babait të tij. Sipas tij, toka i është kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe kjo është e dokumentuar dhe hipotekuar.

Peza shton se ka prova te fotografuara nga ai vete per cdo veprim te sotem nga ana e policise.
“Deri tani jam në pozicionin e vëzhguesit, nuk po ndërhyj. Policia erdhi paraditen e sotme dhe vetëm më nje shkresë qeverie dhe më pas kanë ushtruar një presion dhe tryni të paimagjinueshme, por fundja keta police nuk jane gje tjeter vecse viktima”.

Sipas Pezës, shtepia nga ana e dokumentacionit është në rregull, përvec faktit që ministrat e qeverisë Berisha i kanë hequr statusin e monumentit të kulturës që gëzonte prej vitesh. “Banesa theksoj nuk eshte prone shteterore, nuk ndodhet në listën e monumenteve të kulturës, u hoq nga lista me urdhër të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Bujar Leskaj e më pas me firmë të ish-drejtorit të monumenteve të kulturës, Apollon Bace.

Sipas Pezës, ky kontroll nuk ka baza policore por politike dhe se është një shantazh i turpshëm që po bëhet nga ana e policisë. “Kjo banesë është rrethuar dy herë nga fashistët, me kë të të sotmin, ky është rrethimi itretë nga fashistët”, u shpreh Peza.

Rreth ores 11:00 te paradites policia u largua nga banesa në Pezë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›