E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza rritet kredia e keqeTani kushte te reja kreditimi

Kredia e keqe sipas vleresimit te vete Shoqates se Bankave ka arritur ne muajin shtator ne 18.4 per qind te totalit te portofolit te kredive. Deri para pak vitesh kjo shifer ishte 4- 6 per qind duke perbere edhe normen me te ulet ne rajon. Por rritja e shpejte e problematikes financiare me te cilen perballohen qytetaret shqiptare ka sjelle nje perkeqesim te kushteve te tyre ne drejtim te pagesave te kredise qe eshte pasqyruar edhe ne probleme te karakterit social me perplasje me permbaruesit private me kerkesa absurde te gjykatave apo intransigjence ekstreme nga bankat.

Ajo qe duhet ditur ne keto kushte eshte se per cdo situate ka zgjidhje por per te gjetur me te favorshmen mire eshte te dihen te gjitha mundesite qe ofrohen. Kur krijohen rastet qe klienti i cili ka marre nje kredi per te cilen ka lene peng shtepine dyqanin a nje objekt tjeter te patundshem me vlere te konsiderueshme nuk ka mundesi qe te bej pagesat mujore Edhe pse askush nuk ka ndermend qe te mos paguaje rregullisht kredine atehere kur e merr ate ndodh qe familjet te perballen me veshtiresi te papriturasi humbja e vendit te punes divorci shpenzime te paparashikuara qe i detyrojne te mos e bejne pagesen ne kohen e caktuar. Institucionet kredidhenese kane parashikuar situata te perkohshme pamundesie pagese te kesteve mujore nga ana e klienteve keshtu qe ne momente te caktuara ato mund tu ofrojne atyre lehtesi ne pagesa duke zbatuar plane te reja ripagese te kredise sipas kushteve te reja te krijuara per qytetarin.

Disa nga mundesite qe bankat ofrojne per permiresim te situates se pagesave te vonuara mund te jene psh lehtesim i kestit mujor duke paguar kestet e vonuara dhe ato te rradhes sipas nje skeduli te ri ose duke bere nje ristrukturim total te kredise. Nese problemet e qytetarit nuk jane te perkohshme dhe situata financiare nuk mund ta parmiresohet atehere eshte me mire te mendohet qe te shitet shtepia per te mbyllur detyrimet me banken. Megjithate pa arritur ne masen ekstreme gjeja e pare qe duhet patur parasysh eshte qe te kontaktohet banka oficeri i kredise ne momentin qe shihet se pagesa e kesteve eshte bere vertet problem.

Duke qene ne kontakt direkt dhe te shpejte me huadhenesin klienti problematik krijon menjehere nje raport besimi qe do ta ndihmoje ne zgjidhjen sa me te mire te situates. Sa u perket shpenzimeve qe duhet te behen per te marre nje kredi te re ato nuk kane ndryshuar nderkohe qe bankat e nivelit te dyte kane shtrenguar kerkesat per dhenie te kredive. Pervec perqindjes kredia per te patundshme ka edhe kosto tjeter. Ne te perfshihet psh shpenzimi administativ i bankes. Nese do te financosh nje kredi per shtepi ne shumen e 50000 eurove kjo pagese eshte 500 euro. Nderkohe minimumi per pagesat noteriale per gjithe dokumentat qe kerkohen eshte 3.000 leke. Nje nga shpenzimet eshte edhe pagesa per vleresimin e pasurise qe sherben si kolateral. Per kete qellim bankat perdorin vleresues private. Zakonisht kostoja e vleresimit varet nga objekti qe vleresohet dhe vendodhja e tij dhe ndryshon ne varesi te bankave dhe marreveshjet qe ato kane lidhur me vleresuesit persa u takon tarifave nga 70 ne 150 euro. Po keshtu duhen llogaritur 3000 deri 10000 leke pagese qe hipoteka ta kaloje pronen ne emer te bankes dhe nje tarife ne rast likuidimi te parakohshem te kredise qofte pjesore qofte totale ku zakonisht kerkohet deri ne 5 e shumes se mbetur plus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›