E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kriza ushqimore dhe varferia qeverisese

Njerezit e uritur jane dhe agresive dhe mund te rrisin trazirat politike - paralajmerojne drejtues te programeve boterore te reduktimit te varferise. Politikanet po i tremben permasave te krizes ushqimore qe mund te shkaktoje tronditje te renda shoqerore dhe politike.

FMN dhe BB ndjejne shqetesimin qe kjo krize e rende ushqimore mund te djege disa nga arritjet e deritanishme ne luften disa vjecare kunder varferise.

Per nje bote pa varferi- eshte logoja/misioni i Bankes Boterore, institucionit nderkombetare me te madh per politikat e zhvillimit.
Pergjysmim te varferise deri ne vitin 2015, synonin Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit te Kombeve te Bashkuara. Kjo ishte iniciativa me e madhe ekonomike e Kombeve te Bashkuara ne vitin 2000 e mbeshtetur ne rekomandimet e eksperteve me te mire te ekonomise ne bote te drejtuar nga Jeffrey Sachs.

Objektivat e vitit 2015 duket se ishin kompromentuar edhe nga mos plotesimi i ndihmes se nevojshme financiare qe premtuan shtetet me te zhvilluara te botes.

Pikerisht ne debatin e rrezikut per deshtimin e realizimit te ketyre objektivave, kriza e re ushqimore jo vetem i rrezikon arritjet e deri tanishme, por mund ta perkeqesoje varferine ne keto rajone.

Kater jane faktoret dominues te krizes se ushqimit e cilesuar si nje tsunam i heshtur. Vendin kryesor e ze rritja e konsiderueshme e kerkeses nga vendet ne zhvillim. Rreth 400 milion vete i kane shpetuar varferise ekstreme dhe paraqiten si konsumatore me kerkesa ne rritje per ushqim.

Si faktor te dyte permendim politikat subvencionuese per bio-karburante, te cilat kane shkurtuar me miliona hektare prodhimin e drithrave per konsum ushqimor, duke i perdorur per te prodhuar lende te pare per prodhimin e biokarburanteve. Eksperte te ushqimit reagojne ashper ndaj keqperdorimit te taksave per te lehtesuar sfidat e makinave te te pasurve ne kurriz te rritjes se varferise ushqimore. Krim kunder njerezimit e kane cilesuar kete politike subvencionuese experte boterore ne fushen e ushqimit.

Faktori i trete eshte efekti negativ i fatkeqesive natyrore. Rritja e temperaturave ka ndikuar negativisht ne rendimentin e kulturave bujqesore, fatkeqesite natyrore ne trajte permbytje dhe thatesire jane bere me te shpeshta dhe me shkaterruese.

Faktori i katert vleresohet manipulimi i ofertes dhe kerkeses ne treg. Bota ka nje fluks te larte likuiditetsh, mundesia per te nderhyre ne blerjen e sasive te medha dhe deformimin e raporteve kerkese-oferte per fitime te medha, eshte rritur ndjeshem.

Faktor vendimtar eshte rritja e kerkeses nga konsumatoret e rinj, faktor qe do te veproje si nje trend i perhershem. Ky faktor, nga njera ane eshte rezultat i luftes kunder varferise dhe nga ana tjeter ka pershpejtuar nje krize me te rende varferie, ne kushtet kur nuk eshte shoqeruar me politika te sukseseshme te rritjes se prodhimit.

Kete faktor mban parasysh edhe konkluzioni i eksperteve te revistes The Economist kur konkludon se koha e mimeve te lira te ushqimit ka perfunduar. Qeverite duhet te rishikojne politikat subvencionuese per biokarburantet qe ato te mos cenojne sigurine ushqimore.

Qeverite mund te imponojne rregulla shtese te transparences se funksionimit te bursave te mallrave dhe reduktimin e impakteve manipuluese te ketyre tregjeve.

Jane shume institucione dhe qindra eksperte te perfshire ne analizen e situates, identifikimin e faktoreve te krizes ushqimore dhe konturimin e politikave me te mira qe e ndalin dhe minimizojne kete krize vrastare.

Theksohet fakti qe strategjia e perballimit te krizes duhet te jete sa me reale dhe duhet te jete vendore, receta te gatshme nderkombetare nuk rekomandohen.

Ne aspektin afatshkurter duhet te ndertohen skema funksionale dhe kredibile te pagesave te drejtperdrejta ndaj familjeve me te varfera.

Premtimet populiste per indeksim ne rritje te pagave, vetem e rrisin impaktin negativ te spirales: paga, mime - inflacion.

do skeme financiare qe tenton te rrise pagat dhe pensionet me shume se inflacioni mund sjelle ne fakt me shume inflacion. Per ironi, shtresat me te varfera qe duhet te ishin perfituesit e pare dhe kryesore te cdo skeme kompensimi, do te goditeshin me rende.

Kriza ushqimore me miliona njerez ne kufijte kritike te mbijeteses, me panikun e mbijeteses, rrezikon te rrise ndjeshem pasojat negative ekonomike dhe sociale.

Politikat e shtrenguara monetare dhe fiskale nuk duhet te jene qellim ne vetvete,por mundesi per te krijuar kohen e nevojshme te qartesimit dhe funksionimin e strategjive afatgjata.

Vendosja e kontrollit te mimeve per disa mallra, kufizimi i eksporteve, vendosja e taksave per mallrat e eksporteve per te ruajtur tregun e brendshem, heqja e taksave te importeve per mallrat me sensitive, ne kushtet e kredibilitetit te cenuar te disa qeverive, jane akoma me te limituara ne impaktin e tyre.

Politikat ekonomike qe rrisin oferten e mallrave, heqja e barrierave te tregtise, reduktimi i konkurences abuzive nga vendet me te zhvilluara, do te perbejne thelbin e strategjive afatgjata.

Solidariteti per te ndihmuar ne fondet e emergjences per vende ne krize te rende, vetem mund te lehtesoje dhimbjet e kesaj krize por nuk e sheron dot ate. Vonesat e bejne me te dhimbshme.

do populizem ne politikat fiskale per politikat sociale per te gjithe, jo vetem qe nuk e lehteson krizen ushqimore, por mund ta beje ate me te rende. Por edhe duart magjike te ekonomise se tregut te lire nuk mjaftojne per te eleminuar keto kriza.

Goditjet e jashtme ne ekonomite e vendeve tona qe behen gjithnje e me te hapura dhe gjithnje e me te ndervarura mund te behen me te shpeshta dhe te renda.

Kjo krize tregoi se qeverisja ne teresine e saj ka qene e varfer ne parandalimin e krizes, ka qene e varfer ne strategjite afatgjata, por edhe ne politikat e instrumentat afat-shkurter.

Rritja e varferise, deshtimi i sfidave te reduktimit dhe eleminimit te saj do te jene deshmia me akuzuese e varferise qeverisese, ne do nivel te saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›