Kriza,Rama:Berisha të dëgjojë këmbanat e ndërkombëtarëve

Kryetari i PS-së Edi Rama në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit të tij në Vjenë theksoi se PS-ja mbështet deklaratën e Soares për krizën. Sipas tij në deklaratat e Soares bëhen të ditura fillimi i një hetimi parlamentar për zbardhjen e zgjedhjeve dhe theksoi se kryeministri Berisha duhet të dëgjojë deklaratat e ndërkombëtarëve.
"Sali Berisha duhet t'i dëgjojë këmbanat që bien nga ndërkombëtarët për krizën përpara që kriza të bëhet e papërballueshme për shqiptarët" theksoi Rama
Gjithashtu Rama theksoi se është i lumtur që presidenti Soares ka të njëjtin mendim si PS-ja për moskushtëzimin e hetimit të zgjedhjeve.
"Ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë dhe fundi i bojkotit fillon me transparencën e plotë jo për të ndryshuar rezultatin por për të treguar manipulimet në zgjedhje" theksoi Rama.