Tryeza e dialogut, Berisha: Dokumenti i OSBE shton shansin për zgjidhje

"është në interesin më të mirë të vendit që edhe ky dokument i ri i lëshuar sot nga Soares të jetë një zgjidhje për suksesin e tryezës nga e cila mund të dilet me rezultate të prekshme, të cilat bëjnë të mundur kthimin e opozitës në Parlament.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha në seancë plenare duke komentuar deklaratën e presidentit të asamblesë së OSBE-së Soares ku i bënte thirrje opozitës të futej në Kuvend dhe njëkohësisht ngritja e një komisioni hetimor për zgjedhjet.
Berisha duke e cilësuar deklaratën e kreut të OSBE-së Soares si solide theksoi se ky dokument shton më tepër shanset që negociatat në tryezën e Topit mes dy palëve të përfundojnë me sukses.
Ai shtoi gjithashtu se shpreson se ky document të merret parasysh nga opozita dhe deputetët e PS-së të hyjnë në 4 mars në Kuvend.