E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krize diplomatike nga publikimet e Wikileaks

Berlin 30 nentor NOA - Publikimi i dhjetera mijera dokumenteve sekrete te Ministrise se Jashtme amerikane prej platformes se internetit Wikileaks ka ndeshur kryesisht ne refuzim. Ministri i jashtem suedez Carl Bildt tha se prej zbulimeve eshte minuar roli i diplomacise ne parandalimin e konflikteve. Ministri i Jashtem irakian Hoshjar Sebari i pershkroi publikimet si te papershtatshme dhe jokonstruktive. Rusia dhe Turqia u shprehen te permbajtura. Fillimisht dokumentat duhet te shqyrtohen me kujdes u tha ne Moske dhe ne Ankara.

Ne kemi dyshime ne besueshmerine e Wikileaks. Por ne do ti shqyrtojme te gjitha informacionet e publikuara dhe do te mbajme me pas qendrim. - u shpreh kryeministri turk Erdoan. Ne dokumentet e publikuar prej Wikileaks Erdogan dhe qeveria e tij konservatore vleresohen nga diplomate amerikane me skepticizem si aleate te pasigurte pasi po e cojne vendin drejt nje te ardhmeje islamiste.

Ne dokumenta behen pjeserisht vleresime negative mbi politikane nderkombetare. Ish-ambasadori amerikan ne Gjermani John Kornblum u shpreh ne televizionin gjerman se sheh ne fakt nje humbje te besimit per diplomacine amerikane por ai beson ne nje permiresim te shpejte.

Ne platforma te ndryshme te internetit njoftohet edhe per shume dokumenta sekrete qe kane te bejne me Shqiperine Kosoven Serbine dhe vendet tjera te Evropes Juglindore.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›