E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet ne Iran nje shkencetar per energjine berthamore

Teheran 30 nentor NOA - Nje shkencetar iranian per energjine berthamore eshte vrare ne nje atentat me bombe ne kryeqytetin iranian Teheran.

Nje tjeter shkencetar eshte plagosur nga shperthimi i nje eksplozivi tjeter. Sipas te dhenave te policise atentatoret i kishin vendosur lendet shperthyese ne makinat e dy profesoreve.

Qeveria iraniane ka bere pergjegjes per atentatet sherbimet sekrete te SHBA-se dhe Izraelit. Ne janar te ketij viti nje tjeter studiues iranian per energjine berthamore ishte vrare ne Teheran.

Perendimi dyshon se Irani punon fshehurazi per prodhimin e armeve berthamore nen pretekstin e perdorimit civil te energjise atomike. Ende nuk dihet nese dy shkencetaret e vrare merrnin pjese ne programin berthamor iranian.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›