E Diel, 1 Nëntor 2026

Krize ne Lindjen e Mesme- Tensionet mes Egjiptit dhe Izraelit

Ministrit izraelit te mbrojtjes Barak i erdhi nje kerkese nga qeveria ne Kajro. Njekohesisht ai njoftoi per nje hetim ushtarak. Kajro e kishte vleresuar incidentin si shkelje te marreveshjes se paqes se 1979 dhe kishte kercenuar me terheqjen e ambasadorit nga Izraeli. Kufitaret egjiptiane ishin vrare ne piken kufitare egjiptiane gjate nje shkembimi armesh te ushtareve izraelite me palestinezet.

Takim krize

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtare egjiptiane ne gadishullin Sinai

Nisur nga kriza diplomatike ne marredhenien me vendin fqinje Egjiptin kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ishte detyruar te zhvillonte nje takim krize. Me ministrin e Mbrojtjes Barak dhe ministrin e Jashtem Liebermann ai ka zhvilluar konsultime rreth asaj se si mund te ndalohej nje terheqje e ambasadorit egjiptian.

Shkaku i konfrontimit mes Izraelit me vendin me te rendesishem fqinj arab jane sulmet terroriste diten e enjte 18.08. Izraeli dhe Egjipti akuzojne njeri-tjetren per ate qe marrja e masave me te mira te sigurise do te kishte parandaluar sulmet e atentatoreve palestineze ne terroritorin izraelit. Per te tjeret pjesetaret e forcave egjiptiane te sigurimit u vrane pasi ushtria izraelite kishte hapur zjarr ndaj atentatoreve qe po iknin. Per kete Egjipti ka kerkuar sqarime.

Eksperti per Lindjen e Mesme Uzi Rabi Profesor ne Universitetin Tel Aviv i vlereson reagimet si shenja per nje ndryshim themelor ne maredheniet e vendeve fqinje bdquoEgjipti nuk do te lere asnje mundesi qe Izraeli te riedukohet. Sepse udheheqja e re ne Kajro deshiron te beje te qarte qe ajo ka nje marredhenie ndryshe me Izraelin. Egjipti gjithashtu nuk do me qe te rikthehet ne kete fushe ne politiken e Mubarakut. Dhe Izraeli vete duhet ta pranoje qe ndodhet ne nje Lindje te Mesme te ndryshuar.

Ndryshim i raporteve ndermjet dy shteteve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Raketa nga Rripi i Gazes qellojne Izraelin ne Ashod

Deri tek rrezimi i Mubarakut para nje gjysem viti Izraeli e kishte konsideruar kufirin relativisht te sigurt. Tani ish pushtetmbajtesi egjiptian do te pergjigjet ne procesin gjyqesor te ngritur ndaj tij edhe per cmimin e ulet te gazit per furnizimin e Izraelit.

Ne ministrine e mbrojtjes izraelite po behen perpjekje qe konflikti me Egjiptin te mos dale jashte kontrollit. Nje perfaqesues i rangut te larte te ministrise do te citoje fjalet e thena se Izraeli e konsideron marreveshjen e paqes me Egjiptin si nje baze ekzistenciale strategjike. Por pikerisht kete marreveshje te 1979 Egjipti e sheh tani te shkelur.

Izraeli vazhdon te bombardoje Ripin e Gazes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sulm ajror izraelit ne Rripin e Gazes

Ne Rramallah reagoi keshilltari i presidentit te palestinezeve Abbas Seeb Erekat bdquoPresidenti Abbas ka kerkuar nje takim te menjehershem te Keshillit te Sigurimit. Aty do te kerkohet ndalimi i masakres se popullit tone ne Gaza. 15 njerez kane vdekur shume nga ata jane femije. Gjithashtu ka edhe 45 te plagosur. Ne kerkojme nga bashkesia nderkombetare qe ti jepet fund konfliktit.

Perfaqesues te shteteve anetare te Liges Arabe do te konsultohen diten e diele 21.08 ne Kajro per sulmet izraelite ne Rripin e Gazes.

Ne Izrael ne afersi te Rripit te Gazes se rrethuar nderkaq palestinezet radikale kane qelluar me me shume se 40 raketa. Ka disa te plagosur edhe ne qyetin port Ashdod. Aty u goditen tre burra nga predhat e raketave te cilat duhet te jene hedhur nga palestineze te Bregut Perendimor te Jordanit qe kishin punuar ne Izrael pa leje. Ata u derguan ne nje spital izraelit.

Autor Christian Wagner/Mimoza Kelmendi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›