Jemen 11 te vdekur ne dy atentate vetevrasese
Të paktën 11 anëtarë të dy fiseve jemenite janë vrarë gjatë natës në dy atentate vetëvrasëse të kryera njëkohësisht në dy fshatra të provincës së Abyan, në jug të Jemenit.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime tribale sipas së cilave sulmet janë marrë përsipër nga Al Kaeda, shumë aktive në provincë.
Kryeqendra e vendit, Zinjibar, është që prej fundit të majit në duart e “partizanëve të Sharisë”, një grup që mendohet se ka lidhje me rrjetin terrorist.