E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë në Suaziland, mbretit i ikën një nga 13 gratë

Share

Një nga 13 gratë e mbretit të Suazilandit është larguar nga oborri mbretëror, duke pretenduar se ka qenë subjekt i dhunës fizike dhe emocionale.

Angela Dlamini, gruaja e gjashtë e mbretit Msuati III, 44 vjeç, braktisi pallatin pasi u tha të afërmeve se prej vitesh kishte duruar vuajtjet.

Msuati është monarku i fundit absolut që ka mbetur në Afrikë.

Lajmi për largimin e saj u publikua nga aktivistët e shoqërisë civile. Dlamini kishte një fëmijë nëntë vjeç me mbretin.

Ajo bëhet gruaja e dytë që largohet nga pallati. Vjet në nëntor mbreti largoi gruan e tij të 12-të, Nothando Dube, 23 vjeç, pasi e tradhtoi me një anëtar të kabinetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›