E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin betohet si president i Rusisë, nis ceremonia

RUSI- Vladimir Putin betohet si president i ri i Rusisë gjatë një ceremonie që po mbahet sot në Moskë.

Putin do të rikthehet në presidencë pas një mungese katër vjecare, kohë gjatë së cilës ai mbajti detyrën e kryeministrit.

Putin fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet mjat të debatueshme të muajit Mars. Të dielën mijëra njerëz protestuan kundër ceremonisë së betimit të presidentit. Protestuesit u përleshën me policinë ndërsa këta të fundit përdorën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›