Kroaci 14 ne pranga per skema piramidale
Autoritetet policore kroate kane arrestuar ne Zagreb 14 persona nen akuzen e drejtimit te disa strukturave piramidale.
Lajmin e bejne te ditur agjencite kroate sipas te cilave nga hetimet ka rezultuar se shume qytetare kishin humbur parate e tyre ne keto skema.
Sipas burimeve parate e fituara ne menyre ilegale 14 personat i investonin ne valute te huaj ne tregjet jashte Kroacise.
Nderkohe gjykata e Zagrebit ka vendosur mbajtjen e tyre ne burgim per 30 dite ne menyre qe policia te kete kohe per intensifikimin e hetimeve.