Kroaci, arrestohen20 doganierëpër mitmarrje
ZAGREB- Autoritetet kroate arrestuan sot më shumë se 20 doganierë dhe policë lokalë, të cilët dyshohen se kanë marrë rryshfete për të lejuar kalimin nga kufiri të mallrave që vinin nga Bashkimi Evropian pa paguar taksat, theksoi një burim zyrtar.
''Rreth 16 doganierë dhe gjashtë anëtarë të policisë kufitare u arrestuan gjatë një operacioni të drejtuar nga policia dhe zyra kombëtare e luftës kundër korrupsionit'', theksoi ministri i Brendshëm kroat, Tomislav Karamarko.
"Kjo është një nga provat që tregon se po veprojmë kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe kundër krimit të organizuar në të gjitha fushat'', deklaroi ministri për radion kombëtare, pa dhënë detaje mbi operacionin.
Sipas medias lokale, shumica e të dyshuarve ishin punonjës të postës kufitare Macelj, në kufirin me Slloveninë, vend anëtar i BE-së.
Lufta kundër korrupsionit është një nga kriteret kryesore për anëtarësimin e Kroacisë në BE. Qeveria shpreson që negociatat do të përfundojnë në fund të muajit qershor dhe do të bëhet anëtarja e 28 e bllokut evropian në janar 2013.
(m.a/ata/BalkanWeb)