Kroaci, dy tërmete godasin Dubrovnikun dhe Zadarin

Dy tërmete goditën mëngjesin e sotëm Kroacinë, i pari në orën 04:00 me epiqendër në Dubrovnik dhe i dyti rreth orës 07:00, rreth 30 kilometra në veri të Zadarit.
'Tërmeti i ndjerë në Dubrovnik ishte 3,1 ballë Riter', deklaruan burime të Shërbimit Sizmologjik Kroat për agjencinë “Tanjug”.
Pak pas orës 07:00, një tërmet më i dobët u ndje në Zadar. Ndërkaq, nga të dhënat e para nuk bëhet e ditur për viktima apo dëme materiale.