Revolta në Siri, 15 të vdekur në dy ditë nga përleshjet

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi janë qëlluar nga forcat siriane të sigurisë gjatë operacioneve kundër protestuesve në qytetin jugor të Daras. Raportohet se të paktën gjashtë u vranë mëngjesin e së mërkurës gjatë sulmit ndaj xhamisë al-Omari në Dara.
Nëntë të tjerë janë vrarë gjatë ditës në afërsi të qendrës së qytetit. Protestuesit prej ditësh kanë mbushur rrugët e Daras duke kërkuar reforma politike dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Por sikur te mos mjafotnin përgjakjet gajtë protestave, incidente janë shënuar edhe gjatë funeraleve të viktimave ku policia raportohet se ka vrarë një fëmijë. Që prej një jave, tashmë edhe në siri, ka nisur revolta anti regjim. gjashtë nga viktimat mbetën të vrarë pasi forcat e sigurisë hapën zjarr në qytetin sirian të Deras.
Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, të cilët konfirmuan lajmin, sulmi ndodhi në daljen e xhamisë së Omarit, ku njerëzit u grumbulluan në një përpjekje për të ndaluar policinë që të hynte brenda. Kjo xhami është shndërruar në një simbol për lëvizjen anti-qeveritare në vend, ndërsa dhjetëra njerez janë vrarë pranë saj në përleshjet me forcat e sigurisë në javën e fundit.
Autoritetet fajësuan për ndodhinë e sotme “banda të armatosura”, ndërsa siguruan se brenda xhamisë kishte arka të tëra me municione.Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, i kërkoi më parë qeverisë siriane që t`i japë fund “përdorimit të dhunës së tepruar”, ndërsa theksoi të drejtën e njerëzve për të protestuar, ndonëse një e drejtë e tillë nuk parashikohet në legjislacionin sirian që prej vitit 1963. Presidenti Bashar al-Assad drejton prej 11 vitesh Sirinë, pasi trashëgoi pushtetin nga babai i tij, i cili drejtoi në mënyrë despotike vendin për më shumë se tre dekada.