Kroaci, ish-kryeministri Sanader akuzohet për korrupsion
ZAGREB - Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, u akuzua sot nga drejtësia e vendit të tij për marrje rryshfeti prej 10 milionë eurosh nga kompania hungareze e naftës "MOL", me synin garantimin e kontrollit të kompanisë kroate të naftës "INA".
Zyra kombëtare e luftës kundër korrupsionit (USKOK) pohoi se Sanader kishte arritur, në fillim të vitit 2008, një marrëveshje me një zyrtar të lartë të kryesisë së "MOL", duke u angazhuar të amendojë një marrëveshjeje mbi marrëdhëniet mes aksionerëve në "INA", për t'i garantuar gjigantit hungarez ndikim dominues në kompaninë kroate.
Për kundrejt një rryshfeti prej 10 milionë eurosh, ai ishte angazhuar gjithashtu në ndarjen nga "INA" të një pjesë të sektorit të saj të gazit, duke i gjeneruar humbje kompanisë, në mënyrë që të mos administrohej vetëm nga qeveria kroate, saktëson deklarata për shtyp.
Grupi "MOL", që refuzon në mënyrë kategorike t'u ketë kryer pagesa të paligjshme zyrtarëve kroatë, ka 47,25 për qind të aksioneve të INA-s. Qeveria kroate kontrollon 44,84 për qind, ndërsa pjesa që mbetet 8 për qind është në duart e aksionerëve të vegjël.
"Duke abuzuar me autoritetit e kryeministrit, (Ivo Sanader) ka imponuar konkluzionet e përgatitura më herët (...) dhe marrëveshjet u arritën më 30 janar 2009, duke pranuar plotësisht kërkesat e 'MOL'".
"Më pas, shuma i është derdhur Ivo Sanader në disa këste", nënvizohet më tej.
Në paraburgim që prej dhjetorit 2010, Sanader është drejtuesi më i lartë kroat i akuzuar për korrupsion nga drejtësia lokale, e cila ka dyfishuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, nën presionin e Bashkimit Europian, ku Kroacia do të anëtarësohet në vitin 2013.
(d.b/BalkanWeb)