Shtetet anëtare të BE-së nuk arrijnë dakordësi për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk anë arritur të dakordësohen për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë, në një kohë që udhëheqësit e BE-së u mblodhën këtë të enjte në Bruksel për samitin e fundvitit.
Vendet ishin shumë pranë një marrëveshjeje gjatë negociatave të së mërkurës, por Polonia dhe disa vende të tjera patën kundërshti, ndërsa një diplomat bëri të ditur për Reuters se një draft i ri pritet të qarkullojë mbrëmjen e kësaj të enjtje.
Sanksionet e reja ndaj Moskës nuk kanë hyrë akoma në fuqi për shkak të mosmarrëveshjeve, nëse BE duhet ta bëjë më të lehtë për ekportet e plehrave ruse që përdoren rëndom në bujqësi që të kalojnë nëpër portet evropiane, edhe në rast kur kompanitë që prodhojnë këto plehra janë në zotërim të oligarkëve që janë pjesë e listës së zezë.
Disa thonë se kufizimet evropiane përbëjnë kërcënim për sigurinë ushqimore për vendet në zhvillim, ndërsa të tjerë argumentojnë se lehtësimi i tyre do t’i lejojë oligarkët rusë që zotërojnë kompani të produkteve të tilla, që të shmangin sanksionet evropiane ndaj tyre.
Një diplomat tjetër evropian bëri të ditur se Polonia dhe shtetet balltike, janë të mendimit se nuk mund të mendohet se me lehtësimin e eksporteve të plehrave ruse nuk do të abuzohet, apo të përdoren nga oligarkët.
Disa shtete anëtare duan që programi botëror i ushqimit të përfshihet në autorizimin e eksporteve të këtyre produkteve për vendet që kanë nevojë për to.
/rtsh.al/