Kroacia e Shqiperia, projektet te perbashketa

Angazhimi eshte marre nga kryeministri kroat Ivo Sanader dhe kryeministri Berisha, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Zagreb. Gjate nje konference te perbashket per shtyp, te dy kryeministrat u shprehen se anetaresimi ne NATO nuk eshte me nje ceshtje e optimizmit, por nje realitet, qe pritet te konkretizohet ne muajin prill.
Por anetaresimi ne NATO nuk eshte i vetmi projekt i perbashket i dy vendeve. Ne bisedimet e tyre kryeministri Sanader dhe kryeministri Berisha kane rene dakort te punojne se bashku edhe per dy projekte te medha energjitike.
I pari ka te beje me shtrirjen e gazsjellesit Trans-Adriatik ne te gjithe rajonin nepermjet Malit te Zi. Kryeministri Berisha eshte shprehur ne konferencen e shtypit, se per kete projekt kishte shprehur interes edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, duke qene se ky eshte projekti me eficient nga ana ekonomike dhe me i shkurtri nga projektet e gazsjellesve nga deti Kaspik ne Europen Perendimore.
Projekti i dyte per te cilin dy kryeministrat kane rene dakort te diskutojne per gjetjen e mundesive te bashkepunimit eshte ai i energjise berthamore. Ideja eshte qe bashke me vende te tjera te rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja, te punohet per ndertimin e nje centrali rajonal nuklear.
Gjate vizites ne Kroaci kryeministri Berisha eshte takuar edhe me presidentin Stipe Mesic dhe kryetarin e parlamentit, Luka Bebic, me te cilet eshte diskutuar per ceshtjet e perbashketa te integrimit europian te Ballkanit Perendimor dhe rolin qe kane luajtur parlamentet e dy vendeve ne pershpejtimin e ratifikimit te protokollit te anetaresimit ne NATO.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code