E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers denon sulmin ndaj gjyqtarit Nuni

Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka denuar ashper atentatin e mbremjes se te dieles ku mbeti i plagosur gjyqtari Ardian Nuni.

“Autoret e atentatit te gjyqtarit Nuni duhet te arrestohen dhe te dalin sa me shpejt para drejtesise”, ka deklaruar Withers.

Deklaraten e tij diplomati amerikan e beri gjate nje takimi me kryetaren e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, te cilen e pergezoi per detyren e re.

Nga ana e saj, Becaj ka vleresuar ndihmen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj sistemit te drejtesise ne Shqiperi.

Anetari i Gjykates se Larte Ardian Nuni u plagos rreth ores 23:30 te dites se diel, pasi u qellua kater here me pistolete nga nje person, ne afersi te baneses se tij ne lagjen “Komuna e Parisit”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','560','height','193','src','flash/zogby','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/zogby' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›