Kroacia ne NATO, Zagrebi indiferent

Madje ka nga ata kroate qe mendoje se nuk duhet te futen ne NATO dhe as ne BE pasi kjo do te cenonte pavaresine e tyre.
Ne rruget e kryeqytetit nuk ka asnje banderole apo detaj tjeter te tregoje se po ndodh dicka e rendesishme.
Shume banore madje as nuk jane te interesuar fare per kete proces.
Nje qytetar thote se eshte shume mire qe Kroacia te jete pjese e NATO-s, ndersa nje tjeter shprehet se perderisa nuk ka paqe ne bote eshte e kote te jesh pjese e Aleances.
Nje qytetar shkon me tej kur thote se do te ishte me mire qe Kroacia te mos inkuadrohet fare, pasi eshte nje vend qe del nga ish-Jugosllavia, ndaj pavaresia eshte teper e rendesishme per kete komb.
Ne Kroaci, vetem 43 perqind jane pro inkuadrimit ne NATO.
Frika nga e kaluara dhe standarti i jeteses me page mesatare 700 euro, duket se nuk krijon entuziasem tek kroatet.