E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç:Kosova e pavarur është realitet

Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, në një intervistë ekskluzive për BBC-në thotë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në hapësirat e ish-Jugosllavisë.Mesiç ka thënë po ashtu se Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta respektojë edhe pa e njohur pavarësinë e saj.Nëse Serbia nuk dëshiron të njohë Kosovën si subjekt ndërkombëtar, sipas presidentit kroat, ajo duhet të hapë komunikimin, duhet të lejojë fluturimin e aeroplanëve, të lejojë komunikimin e qytetarëve, qarkullimin e kapitalit e kështu me radhë",tha presidenti."Me fjalë të tjera, duhet të normalizojë marrëdhëniet. Se a do ta njohë apo jo Serbia Kosovën, kjo është më pak e rëndësishme.Serbia duhet t'u lejojë të gjithë të tjerëve të bashkëpunojnë me Kosovën, sepse kjo do të shënonte një siguri më të madhe dhe gjithë juglindja jonë e Evropës do të kthehej nga integrimet evropiane", ka vlerësuar Mesiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›