Kroacia pret të anëtarësohet në BE në fillim të 2013
KROACI- Këtë vit Kroacia shpreson të përfundojë negociatat për anëtarësi në Bashkimin Europian dhe të nënshkruajë traktatin e pranimit. Vendi më pas shpreson të bëhet anëtari i 28 i BE-së rreth 2012 ose në fillim të 2013.
“Kroacia pret që për disa ditë të marrë dritë të gjelbër për negociatat përfundimtare për anëtarësim në BE. Jam shumë i bindur. Të gjitha sinjalet janë shumë pozitive. Besoj se shumë shpejt, bëhet fjalë për ditë, se ne do të kemi datën përfundimtare",-deklaroi zëvendëskryeministri kroat Domagoj Ivan Milloshevic.
Ai shtoi se negociata e suksesshme mund ta çojnë Kroacinë në anëtarësimin në familjen Europiane në vitin 2013.
"Kjo do të mundësojë përforcimin e ekonomisë me qasje deri te tregu më i madh i përbashkët në botë, do t'i nxisë kompanitë të jenë më të afta në konkurrencë dhe do t'i sjellë fondet strukturale të BE-së",- sqaroi zëvendëskryeministri kroat.
(e.m/ina/BalkanWeb)