E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra sirianë braktisin vendi, kalojnë në Turqi

Mijëra persona janë larguar nga Siria duke kaluar në Turqi nga frika e sulmeve ushtarake ndërkohë që sot janë paralajmëruar më shumë protesta të dhunshme kundër regjimit të presidentit Bashar Al Asad.

Kryqi i Kuq i Turqisë ka deklaruar se ka ngritur një kamp afër kufirit për të strehuar njerëzit që po vazhdojnë të kalojnë kufirin.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha se 2.400 sirianë tashmë gjenden në Turqi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›