E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia, vendi i 28-të i Bashkimit Europian

Kroacia do të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.

Ngjarja ndodh gati dy dekada pas fundit të luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vitesh reforma.

Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë i ish-Jugosllavisë që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.

Ceremonia, e cila do të ndiqet nga personalitete të shumta evropiane, do të mbahet në qendër të Zagrebit.

Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.

Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›