E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i KE-së për Kosovën dhe Serbinë, nis punën për zbatimin e kritereve

Pas OK të dhënë nga Bashkimi Europian që Kosova të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit  duket se në Prishtinë ka nisur punën.  Përfaqësues institucionesh e partish politike thanë se vendimi i Këshillit Evropian për nisjen e negociatave është hapi më i rëndësishëm për përparimin drejt Bashkimit Evropian.

Ata thonë se shpresojnë që deri tek nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian të mos kalojë shumë kohë, ndonëse përvojat e vendeve të tjera flasin për negociata që kanë zgjatur edhe me vite.

Ministria e Integrimeve  europiane  Vlora Çitaku thotë se Kosova është e përgatitur për ketë vendim dhe sipas  sipas saj, janë përmbushur kriteret afatshkurtra në fushat e sundimit të ligjit, administratës publike, çështjeve tregtare dhe mbrojtjes së komuniteteve pakicë.

Edhe në Beograd, kryeministri serb Ivica Daçiç tha se janë ngritur 35 grupe pune për përgatitjen e bisedimeve me BE.  Dacic e ka cilësuar vendimin e së premtes të Këshillit Evropian për të hapur bisedimet me Serbinë,  si një vendim historik, ndërsa theksoi se është  tani fillon edhe një procesi të ri  sa i përket çështjes kryesore që është Kosova.

Ndërkohë pas vizitës së njoftuar tashmë  të Presidentit të Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy, dy kryeqytetet, Prishtinën dhe Beogradin shumë shpejt do ti vizitojë edhe Shefja e diplomacisë europiane Catherin Ashton dhe komisioneri për Zgjerim në BE Stafan Fyle. Sipas mediave serbe ata do të shofin nga afër punën e dy qeverive në rrugën drejt BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›